Mijëra njerëz u larguan nga një qytet i Irakut verior pas përleshjeve të ashpra midis ushtrisë dhe një milicie të lidhur me një grup separatist kurd, njoftuan ushtria dhe zyrtarët lokalë kurdë irakianë, raporton agjencia AP.
Të paktën 3000 njerëz u larguan nga Sinxhari dhe zonat përreth tij, dhe u drejtuan më në veri drejt rajonit gjysmë-autonom kurd për të kërkuar azil.
Ata u larguan kur përleshjet u intensifikuan të hënën midis ushtrisë irakiane dhe YBS-së, një grup milicie me lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit kryengritës në Turqi. Shumë prej tyre ishin jazidë të zhvendosur gjatë sulmit të Shtetit Islamik të vitit 2014 dhe po përgatiten për një cikël tjetër dhune pasi u kthyen në shtëpitë e tyre vetëm disa vjet më parë.
-
Grupi rebel kurd thotë se po tërheq luftëtarët e tij nga Turqia në Irak
-
SHBA-ja tërheq komplet forcat e saj nga Iraku në shtator
-
Ushtria libaneze tërhiqet nga fshati jugor pas kërkesës së Izraelit për evakuim
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
Izraeli urdhëron qindra mijëra persona të largohen nga Libani jugor