Mijëra njerëz kanë dalë të enjten në rrugët e kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje, për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe për të treguar solidaritet me ukrainasit.
Protesta e thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale vjen pak kohë pas thirrjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të organizohen protesta në të gjithë botën si kundërshtim ndaj luftës, raporton Associated Press.
Në mesin e protestuesve në Sofje vlerësohet se ishin edhe shumë refugjatë nga Ukraina.
Protestuesit mbanin në duar pankarta ku ndër të tjera shkruhej “Ndal luftën”, “Liri për Ukrainën demokratike”, etj.
Ndërkohë, organizatorët e protestës kanë thënë se ishte koha për Bullgarinë që të dilte në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës.
-
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Ukraina ka nisur sulmin më të madh ndaj Moskës në dy vjet, thotë Rusia
-
Bullgaria s’do të dërgojë më armë në Ukrainë
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit