Mijëra brazilianë kanë marshuar në rrugët e Sao Paulos për të protestuar kundër presidentit Bolsonaro. Duke brohoritur dhe mbajtur pankarta, protestuesit kanë marshuar nga sheshi Paulista deri në qendër të qytetit me thirrjet për shkarkimin e presidentit Bolsonaro.
Ata kanë kritikuar mënyrën se si po e menaxhon pandeminë e koronavirusit. Deri tani, më shumë se 460 mijë brazilianë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Protestuesit kanë thënë se është detyrë e qytetarëve të Brazilit që ta largojnë nga pushteti Bolsonaron, i cili edhe e ka vënë në dyshim virusin, megjithëse u infektua edhe vetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtesta është organizuar prej grupeve e lëvizjeve të ndryshme, përfshirë edhe përkrahësit e partive majtiste dhe sindikatave të ndryshme të punëtorëve. Në marsh, janë dëgjuar edhe thirrje për më shumë të drejta për qytetarët indigjenë dhe gratë braziliane.