Sasho Mijallkov së shpejti do të lirohet nga burgu hetues i Shutkës “Shkup”, për të përfunduar në burgim shtëpiak.
Ky është vendimi i fundit i gjykatës së Apelit, e cila i ka pranuar ankesat e Mijallkovit për t’i ndërprerë masën e paraburgimit, raporton Alsat M.
Mijallkov para gjyqtarëve të Apelit kishte përsëritur se ka dhënë fjalën dhe nuk do të arratiset, dhe se fjala e tij qëndron ende, derisa Prokurorja speciale Fatime Fetai kishte kërkuar që i njëjti të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.
Mijallkov u dënua me vendim të gjykatës së shkallës së parë për rastin e PSP-së “Titanik 2”, atij i janë shqiptuar 3 vjet burg. Në rastin e njëjtë u dënuan edhe Menduh Thaçi, të cilit iu shqiptuan 3 vjet burg e 2 muaj, Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska me nga 3 vjet burg.
-
Lushtaku: Që 13 vjet jam i penalizuar dhe i përndjekur nga EULEX-i
-
Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiq, lirohet nga burgu
-
Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit
-
Bëhet thirrje për më shumë rezultate në hetimet për krime lufte
-
Nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në rastin "Reçaku II"