Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se, tash për tash, “nuk ka pothuajse fare besim” midis SHBA-së dhe Rusisë.
Tillerson i përmendi marrëveshjet për kontrollin e armëve dhe Ukrainën si zona ku, siç tha, Moska “nuk është e dobishme sot”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i bëri këto komente për stafin në Departamentin e Shtetit në Uashington, derisa prezantoi të ardhmen e këtij institucioni nën presidentin Donald Trump dhe përballë reduktimeve të mundshme të buxhetit të tij.
“Po bëjmë disa përpjekje për të stabilizuar fillimisht marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë. Ushtruesi i detyrës së zëvendëssekretarit të Shtetit, Thomas Shannon, është duke udhëhequr përpjekjet e një grupi punues, për të parë nëse mund t’i adresojmë disa gjëra që irritojnë marrëdhëniet, që na e bëjnë të vështirë të bisedojmë me njëri-tjetrin”, tha Tillerson.
Ai tha se planifikon të diskutojë për bashkëpunim në zgjidhjen e konfliktit në Siri me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në margjina të një mbledhjeje të Këshillit Arktik në Alaskë, më 10-11 maj.
Tillerson po ashtu tha se SHBA është duke përgatitur sanksione të reja kundër Koresë së Veriut në përgjigje të programit të vazhdueshëm bërthamor të Phenjanit.