Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, thotë se shtetet e G7 ndajnë të njëjtin synim, që “t’ia ndalin oksigjenin makinerisë luftarake të Rusisë”, raporton BBC.
Duke folur në fillim të Samitit të G7 në Bavaria të Gjermanisë, Michel, ka thënë se lufta e Rusisë ka vënë botën në rrezik, ndërsa ka ndikuar në furnizimet me ushqim e naftë, në çmime e siguri.
Ai ka thënë se G7 dhe BE-ja kanë një unitet të palëkundur në përkrahjen për Ukrainën.
Michel ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën në të gjitha aspektet.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti i Këshillit Evropian: Putini duhet të mposhtet
-
G7-a zotohet për “mbështetje të palëkundur për Ukrainën”
-
Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë
-
Trump i kërkon Evropës të ndalë importin e naftës ruse
-
Kryediplomatët evropianë të gatshëm për të ashpërsuar sanksionet ndaj Rusisë