Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mianmari zotohet t’i kthejë myslimanët në tokat e tyre

Autoritetet në Mianmar kanë premtuar të fillojnë riatdhesimin e refugjatëve Rohingya nga Bangladeshi, para sezonit të stuhive.

Rreth 700,000 refugjatë myslimanë kanë kaluar në Bangladesh që nga gushti i vitit të shkuar, kur ushtria filloi ofensivën ushtarake. Mianmari ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur faktin se ushtarët e saj kanë shënjestruar civilët. Javën e kaluar, zyrtarët në Mianmar raportuan për riatdhesimin e familjes së parë Rohingya, transmeton koha.net.

Qindra-mijëra refugjatë jetojnë në kampet e Bangladeshit, ndërsa rrezikohen nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe sëmundjet, meqë javët në vijim pritet të fillojë sezoni i stuhive.