Bandat e drogës kanë depërtuar në portet kryesore në Evropë dhe po i japin ryshfet punonjësve të porteve për të kryer aktivitetet e tyre pa pengesa dhe kanë nisur të thyejnë kodin digjital të kontejnerëve, ka raportuar Europol. Këto po konsiderohen si “metoda vdekjeprurëse” për autoritetet.
Ndër objektivat kryesore janë tre portet më të mëdha evropiane, në Antwerp (Belgjikë), Roterdam (Holandë) dhe Hamburg (Gjermani), sipas një analize të publikuar nga Europol me qendër në Hagë, dhe të preferuarat e tyre janë anijet me kontejnerë.
Bandat korruptojnë punonjësit e portit dhe zyrtarët e kompanive portuale, kontrabandojnë bashkëpunëtorët dhe, gjithnjë e më shumë, thyejnë kodet e sigurisë digjitale në kontejnerë. Sipas Europol, bandat ndërkombëtare përdorin kryesisht trafikun e kontejnerëve për të kontrabanduar kokainë në BE. Ata e fshehin drogën mes mallrave legale, si pjesët e veturave apo bananet.
Portet kryesore të hyrjes janë Antwerp dhe Roterdam. Vetëm vitin e kaluar, doganierët kanë sekuestruar një rekord prej 200 tonë kokainë në këto porte. Hetuesit besojnë se kjo është vetëm një pjesë e drogave të kontrabanduara në të vërtetë.
Rreth 90 milionë kontejnerë mbërrijnë në portet detare të BE-së çdo vit, por vetëm një numër i vogël inspektohet fizikisht.
Edhe
Kokainë, korrupsion dhe ryshfet, porti gjerman i rrethuar nga bandat e drogës
Kjo e bën shumë të vështirë zbulimin e kontrabandës. Rrjetet kriminale mbështeten në radhë të parë në korrupsionin e punonjësve të portit, por edhe kjo është e rrezikshme për ta, ndaj mbështeten në metoda të reja. Gjithnjë e më shumë, ata kopjojnë kodin e sigurisë së kontejnerit të transportit, të cilin më pas e përdorin për të kontrabanduar mallrat e tyre, zakonisht pa dijeninë e pronarit të vërtetë të kontejnerit. Sapo transporti paguhet, kompania e transportit merr një kod unik PIN ose QR për kontejnerin, i cili shërben për ta marrë atë në destinacion. Kriminelët zakonisht e marrin këtë kod dhe të dhëna të tjera identifikimi përmes korrupsionit.
Mallrat më pas merren nga një shofer i një kompanie transporti që punon për kriminelët. Jashtë portit, droga hiqet dhe mallrat e mbetura të ligjshme u dorëzohen pronarëve të ligjshëm ose lihen pas.
-
Organizatat nga Shqipëria, rol kyç në transportimin e kokainës në Evropë – historia e Antwerpit
-
Kapja e madhe e drogës që zbuloi betejat përgjatë “autostradës së kokainës”
-
Mafia shqiptare – rrjeti në rritje i trafikut të kokainës në Evropë
-
Torturimi i fëmijëve afrikanë nga bandat evropiane të drogës