Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mësuesi që po mahnit me “gomarët biblioteka”

Duke udhëtuar me dy gomarët e tij, Alfa dhe Beto, Luis Soriano ka shpërndarë gëzim, duke ua ofruar fëmijëve mundësinë e leximit të librave. Ka më shumë se njëzet vjet që Soriano shpërndan libra në bashkësitë kolumbiane qe më shumë se njëzet vjet.

Luis Soriano ishte mësimdhënës i spanjishtes në La Gloria të Kolumbisë. I shqetësuar se nxënësit e tij nuk kishin qasje në libra në shtëpi, vendosi që të ndërmerrte diçka, transmeton “Koha Ditore”. Ai zgjodhi të vepronte me një mënyrë krejt të pazakonshme e krejt origjinale.

Duke i përshtatur shalat e dy gomarëve, Alfa dhe Beto, me të cilët përpara bartte ujë, për bartjen e librave shkollorë. Luisi krijoi një librari mobile, duke ua mundësuar fëmijëve të kenë qasje në materiale që kurrë nuk e kishin mundësinë t’i blinin. Dhe kështu lindi “Biblioburo”.

“Fëmijët kënaqen kur rrokin ndonjë libër në dorë”, thekson ai. Vetë Soriano kënaqet kur i sheh fëmijët se mezi presin vizitën e tij të radhës.

“Nuk mund ta merrni me mend se si reagojnë kur takohem me ta. Atyre u qeshin fytyrat në momentin që shohin gomarët me libra”, thekson ai.

Dhe rrëfimi i Luis Sorianos është shndërruar në një frymëzim të madh në rrjetet sociale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm