Artyom Nazarov, një nga mijëra protestuesit rusë të arrestuar nga policia në protestat kundër Kremlinit, ishte ende në mbajtje kur kuptoi se kolegji ku ai ligjëronte kishte vendosur ta shkarkonte për veprimtari “të pamoralshme”.
Mësuesi 44-vjeçar tha se policia e arrestoi atë në protestë në Moskë, derisa mijëra njerëz mbushën rrugët duke i kërkuar Kremlinit lirimin e Alexei Navalnyt.
Policia kishte thënë se protestat ishin ilegale, shkruan Reuters.
Nazarov, i cili po mbahej në paraburgim deri të hënën, kur u gjobitë nga një gjykatë me 132 dollarë, zbuloi se Instituti i Artit kishte vendosur ta shkarkonte atë përmes një mesazhi në WhatsApp.
Rektori i institutit, Dmitry Tomilin, i cili është mbështetës i presidentit Vladimir Putin, tha se veprimet e mësuesit nuk i përshtateshin në asnjë mënyrë moralit dhe etikës së një mësuesi dhe sipas mendimit të tij, ai kishte bërë “veprim të pamoralshëm”.
-
Dhjetëra të arrestuar në protestat e mbështetësve të Navalnyt
-
Mbi 400 të arrestuar në Rusi, bënin nderime për liderin opozitar të ndjerë Navalny
-
Arrestohen rreth 100 persona që po protestonin për vdekjen e Navalnyt në Rusi
-
Navalny u bën thirrje rusëve të dalin në protesta kundër luftës në Ukrainë
-
Arrestohet doktoresha ruse, përkrahëse e Navalnyt