Pas shumë ditësh debate në mesin e koalicionit të saj, Angela Merkel vendosi sot të shkarkojë nga funksionet e tij shefin e shërbimeve sekrete gjermane, të akuzuar për marrëveshje të fshehtë me ekstremin e djathtë.
Në përfundim të një takimi mes kancelares dhe partnerëve të saj të CSU-së bavareze dhe të Partisë Socialdemokrate (SPD), qeveria njoftoi se Hans Georg Maassen nuk do të drejtojë më shërbimet sekrete të brendshme, transmeton ATSH.
I mbështetur deri në fund nga ministri i tij, bavarezi Horst Seehofer, i cili përshëndeti kompetencat e tij, ai u emërua sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky zyrtar 55 vjeç ka qenë në mes të akuzave që prej 7 shtatorit. Në atë kohë ai kishte përgënjeshtruar ekzistencën e “ndjekjeve kolektive” të të huajve, të kritikuar nga Angela Merkel pas manifestimeve kundër migrantëve me kërkesë të ekstremit të djathtë në Çemniz, qytet në ish-Republikën e Gjermanisë Lindore.
Ai kishte garantuar gjithashtu në një video të publikuar në rrjetet sociale se këto deklarata ishin të pavërteta, ndërkohë që ato kishin qenë të vërteta.
Edhe
Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale
Shefi i Zyrës Federale të Mbrojtjes së Kushtetutës (BfV) është akuzuar në mënyrë të përgjithshme për lidhje që gjykohen shumë të ngushta me partinë e ekstremit të djathtë AfD, që hyri në vitin 2017 në parlament duke përfituar nga frika e shkaktuar nga ardhja e më shumë se një milion azilkërkuesve që prej vitit 2015.
Media e akuzon Maassen se i ka dhënë kësaj lëvizje informacione konfidenciale, të cilat ai i ka përgënjeshtruar.