Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merkel në Chemnitz: Debat për migrantët

Para gati tre muajve, vrasja e një gjermani në Chemnitz do të shkaktonte një valë protestash kundër të huajve. Tani, kancelarja ishte aty për herë parë, për një vizitë që shumë e quajnë të vonuar.

Përse keni ardhur?

Kancelares gjermane Angela Merkel nuk i lanë shumë kohë të zinte vend në aktivitetin dyorësh të organizuar nga një gazetë lokale (Freie Presse), të premten në Chemnitz. Kur kishte hyrë në sallën e ish-fabrikës së rinovuar, nga 120 pjesëmarrësit, disa e kishin pritur me duartrokitje, të tjerë të ulur me duart të mbledhura.

Që para se të mbërrinte në Chemnitz, kancelarja kishte qenë në shënjestër të kritikave që e quanin tepër të vonuar vizitën e saj. Tre muaj më parë, qyteti ishte përfshirë nga valët e dhunës, demonstratave ekstremiste të djathta dhe kundër-demontrata kundër të djathtëve. Ngjarje që do ta bënin Chemnitzin të famshëm në mbarë botën.

"Tani të shohim se ç 'mund të bëjmë në nivel federal që qytetit të mos i mbetet përgjithmonë nami i keq”, tha ajo. Duke mbrojtur vendimin e vet për të mos e vizituar qytetin ish-gjermanolindor menjëherë pas ngjarjeve të dhunshme të gushtit, Merkel tha se donte të shmangte polarizimin e mëtejshëm për shkak të pranisë së saj.

Zemërimi në rrugë

Edhe Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale Botë 1 d. më parë Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale

Gusht 2018: Vrasja me thikë e një gjermani 35-vjeçar, me gjasë nga dy azilkërkues, u bë shkak për demonstrata që shpejt u përshkallëzuan në trazira. Ndër protestuesit ishin ekstremistë të krahut të djathtë. Në regjistrimet e videove shiheshin protestues duke sulmuar njerëz që dukeshin si të huaj për nga pamja. Që nga gushti janë sulmuar një restorant hebre, një persian dhe një turk, si edhe është zbuluar një grup i djathtë ekstremist që e quan veten "Revolucioni Chemnitz".

"Ka njerëz që shqetësohen se ndoshta këtu ka shumë refugjatë", tha kancelarja Merkel. "Ka edhe njerëz që kanë paragjykime të hapura ndaj njerëzve që thjesht duken ndryshe. Mes këtyre dy llojeve duhen bërë dallime". Me qindra qytetarë të Chemnitzit e kanë refuzuar dhunën dhe janë aktivizuar në iniciativa kundër dhunës. "Kjo është një shenjë e mirë," tha Merkel. "Këta njerëz duhet të dëgjojnë zërin e tyre - sepse janë shumica," shtoi ajo .

Më gjerësisht mund ta lexoni në DW