Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merkel dëshiron marrëdhënie të mira të partneritetit pas Brexit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje të premten për bisedime fer dhe konstruktive me Britaninë e Madhe rreth daljes së saj nga Bashkimi Evropian, me qëllim të ruajtjes së marrëdhënieve të mira të partneritetit.

“Për ne, natyrisht se do të jetë e nevojshme dhe dëshirojmë ta kemi Britaninë si partner të mirë në të ardhmen”, ka theksuar Merkel në Hamburg, me vlerësimin se bisedimet për Brexit do të jenë intensive, transmeton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo