Kancelarja Angela Merkel ka thënë se Bashkimi Evropian ka nisur ta humbë durimin në negociatat për finalizimin e Brexitit me marrëveshje.
Ajo ka thënë se nuk ka mbetur edhe shumë kohë për të arritur një ujdi ndërmjet Brukselit dhe Londrës zyrtare. Britania e Madhe mund të finalizojë daljen nga blloku në fund të vitit pa marrëveshje të qartë për të ardhmen e raporteve tregtare. Merkeli ka treguar se peshkataria dhe tregu energjetik vazhdojnë të mbesin tema ku palët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët.
Mirëpo liderja e ekonomisë më të madhe të BE-së ka thënë se Brukseli nuk kërkon marrëveshje me çdo çmim. Michel Barnier i BE-së, Barnier, dhe negociatori britanik, David Frost, po punojnë ngushtë për të siguruar një periudhë transicioni deri më 31 dhjetor. Britania ka dalë nga BE-ja më 31 janar pa marrëveshje për kontrollet kufitare dhe raportet e tregjeve financiare. Mediat kanë raportuar se Britania ka hedhur poshtë propozimin evropian për kuota në tregun e industrisë së peshkatarisë.
Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexitin, Michel Barnier, ka bërë të ditur se po vazhdojnë negociatat me Britaninë, me shpresë se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Brukseli dhe Londra zyrtare po merren me hollësi lidhur me raportet tregtare që do t’i kenë pas finalizimit të daljes së Britanisë së Madhe nga blloku evropian. Nuk kanë mbetur as pesë javë para afatit të fundit për Brexit me marrëveshje. Barnier dhe negociatori britanik, David Frost, po punojnë ngushtë për të siguruar një periudhë transicioni deri më 31 dhjetor.
Peshkataria, ndihma shtetërore dhe forma e zgjidhjes së kontesteve të ardhshme janë tri çështjet kryesore që kanë negociuar arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Britania ka dalë nga BE-ja më 31 janar pa marrëveshje për kontrollet kufitare dhe raportet e tregjeve financiare. Mediat kanë raportuar se Britania ka hedhur poshtë propozimin evropian për kuota në tregun e industrisë së peshkatarisë.