Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Meksikanët kanë mbajtur festivalin për nder të të vdekurve

Skelete të mëdha kanë vallëzuar rrugëve të kryeqytetit të Meksikës si pjesë e paradës që përbën ngjarjen më të madhe të festimeve të ditës së të vdekurve. Mijëra qytetarë kanë shikuar paradën përgjatë rrugës prej rreth pesë kilometrash nga Avenyja Reforma deri te Sheshi Zocalo në qendër të Mexico Cityt.

Turma ka brohoritur derisa qindra aktorë, valltarë dhe akrobatë, shumë prej të cilëve në veshje rajonale, iu bashkuan turmave të mëdha të njerëzve me marioneta.

Ideja për paradën ishte frymëzuar prej skenave hapëse të filmit të James Bondit, “Spectre”.

Është bërë pjesë e njohur e festimeve prejse nisi të mbahej më 2016. Autoritetet e kryeqytetit thonë se më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë për të parë festën.