Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Meksika nuk do ta sanksionojë Rusinë

Meksika nuk do t’i vejë sanksione ekonomike Rusisë, ka thënë presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, në një konferencë të martën, raporton CNN. 

“Nuk do të ndërmarrim asnjë lloj mase ndëshkimore sepse duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha qeveritë në botë, dhe duam të jemi të aftë të bisedojmë me palët në konflikt”, ka thënë ai.

Lopez Obrador kritikoi censurën e medias shtetërore të Rusisë.

“Nuk pajtohem që të ketë censurë në media; kam folur kur llogaria e presidentit Trump u bllokua, ashtu si nuk pajtohet që mediat nga apo çfarëdo shteti të censurohen”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm