Orë frikë në orët e natës në qytetin e Firences. Një shqiptar 30-vjeçar dhe një maroken 31 vjeç kanë terrorizuar njerëzit që ndodheshin në një diskotekë në qytetin e vjetër italian.
Në gjendje të dehur dhe me thika në duar, ata janë futur në lokalin e natës dhe kanë nisur të kërcënojnë njerëzit aty, duke thirrur edhe me fjalët ‘Allah Akbar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenjëherë kanë ndërhyrë rojet e diskotekës, por shqiptari e marokeni i kanë sulmuar, ndërsa më pas kanë shkatërruar edhe 4 makina që ndodheshin jashtë.
Ata janë kthyer sërish në diskotekë duke thirrur sërish ‘Allah Akbar’. Tensioni dhe frika ka qenë e madhe ndër njerëzit të cilët kanë dalë duke ulëritur jashtë diskotekës. Njëri prej rojeve ka treguar se, marokeni i kishte vendosur thikën në fyt, por që e kishte shtrirë për tokë disa momente dhe më pas ishin larguar.