Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se gjysmë milionë refugjatë kanë shkuar në Poloni

Më shumë se 1 milion njerëz janë raportuar se kanë ikur nga Ukraina që nga pushtimi.

Ndërkaq Bashkimi Evropian ka parashikuar se deri në 4 milion njerëz mund ta lëshojnë vendin në total.

Polonia që nga fillimi ka pranuar 575.000 njerëz, ka thënë Agjencia e rojeve kufitare të Polonisë.

Agjencia ka thënë se 95.000 njerëz kanë hyrë në Poloni nga Ukraina vetëm të mërkurën, më pak se të hënën kur u shënua rekord në 100.000.

Nga ora 6 e mëngjesit sot kanë hyrë 27.100 persona.