Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se 600 persona të arrestuar pas manifestimit në Moskë

Moskë, 27 mars – Më shumë se 600 persona, përfshirë edhe liderin opozitar Alexei Navalny, vazhdojnë të jenë të burgosur sot pasi u arrestuan nga policia ruse për pjesëmarrje në një manifestim të ndaluar në qendër të Moskës këtë fundjavë, njofton media rusa duke cituar policinë.

“Navalny u arrestua menjëherë sapo u shfaq për të drejtuar manifestimin. Ai pritet të qëndrojë në paraburgim për 15 ditë me akuzën e organizimit të grumbullimit publik të paautorizuar”, tha avokati i tij për agjencinë zyrtare të lajmeve TASS.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një organizatë e pavarur monitoruese, OVD-info, tha se numri i personave që janë arrestuar është më shumë se 1 000, sipas një njoftimi në faqen e internetit të kësaj organziate.