Opozitari kryesor i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua sot nga policia gjatë një marshimi në Moskë në mbështetje të gazetarit Ivan Golunov, i akuzuar për trafik droge përpara se të shpallej i pafajshëm dhe të lirohej një ditë më parë.
Navalny është arrestuar dhe liruar disa herë nga drejtësia ruse.
”Aleksei Navalny është arrestuar”, shkruante në një postim në Twitter zëdhënësja e opozitarit, Kira Iarmych.
Të paktën 94 manifestues u arrestuan sot gjatë një marshimi në Moskë në mbështetje të gazetarit investigativ Ivan Golounov, i akuzuar padrejtësisht për trafik droge , i cili u lirua një ditë më parë.
Rreth 1 000 persona u mblodhën në qendër të Moskës dhe një qiin në qytetin e dytë më të madh të vendit, Shën Peterburg për të protestuar për parandalimin e makinacioneve të policisë në këtë çështje, që ngjalli një mobilizim pothuajse të paprecedentë të shoqërisë civile/ATSH-AFP-ANSA.
-
Dhjetëra të arrestuar në protestat e mbështetësve të Navalnyt
-
Mbi 400 të arrestuar në Rusi, bënin nderime për liderin opozitar të ndjerë Navalny
-
Arrestohen rreth 100 persona që po protestonin për vdekjen e Navalnyt në Rusi
-
Rusia ia arreston Navalnyt edhe avokatët
-
Moska lë në fuqi dënimin me 19 vjet burgim për Navalnyn