Tribunali i Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi ka thënë të mërkurën se e ka caktuar seancën për të dhënë vendimin mbi gjykimin e të akuzuarit për krime lufte, gjeneralin e serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiq, për datën 22 nëntor.
Mlladiq akuzohet për krime përfshirë gjenocidin për rolin e tij të supozuar si lider ushtarak që ka mbikëqyrur masakrën e mbi 8 mijë burrave dhe fëmijëve në Srebrenicë korrikun e vitit 1995.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo