Kompania ka thënë se ka arritur marrëveshje me kompaninë Alonyal, e cila zotëron dhe operon restorantet e McDonald’s në Izrael. Sipas marrëveshjes, Alonyal do t’ia kthejë 225 lokalet rreth vendit me 5,000 të punësuar.
McDonald’s ishte kritikuar pasi Alonyal filloi të jepte mijëra vakte falas për ushtarët e Izraelit, raportoi BBC.
Shitjet në rajon kanë rënë që nga fillimi i konfliktit në tetor.
Bojkoti nisi pasi shtetet me shumicë myslimane si Kuvajti, Malajzia dhe Pakistani lëshuan deklarata duke e distancuar veten nga McDonald’s për shkak të mbështetjes së këtij të fundit për Izraelin.
Bojkoti u përhap edhe përtej Lindjes së Mesme. Kompania pranoi se konflikti pati “ndikim të theksuar” në performancën e bizneseve në Francë, Indonezi dhe Malajzi.
Edhe
Lufta në Lindjen e Mesme - Egjipti u kërkon lokaleve të mbyllen më herët
McDonald’s mbështetet në mijëra biznese të pavarura për të operuar shumicën prej mbi 40,000 lokalet e tij në botë. Rreth 5% janë të vendosura në Lindjen e Mesme.
-
Izraeli i mbyll pikat kufitare me Gazën, organizatat paralajmërojnë mungesë ushqimi
-
Izraeli planifikon të përgjysmojë hyrjen e ndihmave në Gazë
-
Vendimi i Macronit për të njohur shtetin palestinez në shtator zemëron Izraelin dhe SHBA-në
-
Mbi 30 të arrestuar në protestat në Izrael për lirimin e pengjeve