“Königreich Deutschland” (Mbretëria e Gjermanisë) është një shtet i pavarur i vetëshpallur - i kompletuar me mbretin e vet të vetë-emëruar. Pjetri i Parë, siç preferon të njihet, na pret në një sallë mjaft të zymtë të veshur me dërrasa druri. Ka rreth një dekadë që nga kurorëzimi i tij - ka pasur një ceremoni, e plotësuar me rruzull dhe skeptër - dhe themelimi i të ashtuquajturës mbretëri e tij, e cila prodhon paratë e veta, shtyp dokumentet e veta dhe ka flamurin e vet
Në thellësi të fshatit në Gjermaninë lindore, ka një kufi të padukshëm.
Frëngjitë e një kështjelle mbresëlënëse shihen përmes majave të pemëve. Një tabelë në derën e saj të përparme informon solemnisht vizitorin se kanë hyrë - në fakt - në një vend të ri.
“Königreich Deutschland”
"Königreich Deutschland" (Mbretëria e Gjermanisë) është një shtet i pavarur i vetëshpallur - i kompletuar me mbretin e vet të vetë-emëruar.
Pjetri i Parë, siç preferon të njihet, na pret në një sallë mjaft të zymtë të veshur me dërrasa druri.

Ka rreth një dekadë që nga kurorëzimi i tij - ka pasur një ceremoni, e plotësuar me rruzull dhe skeptër - dhe themelimi i të ashtuquajturës mbretëri e tij, e cila prodhon paratë e veta, shtyp dokumentet e veta dhe ka flamurin e vet.
Ai që njihet në Gjermani si "Reichsbürger" (Qytetar i Rajhut) është një nga rreth 21.000 njerëz që përcaktohen nga agjencitë e inteligjencës së vendit si teoricienët e konspiracionit që nuk e njohin legjitimitetin e shtetit gjerman të pasluftës.
Ata janë bërë të njohur këtë javë, me arrestimin e 25 personave në bastisjet në Reichsbürger të dyshuar për komplot për të sulmuar ndërtesën e parlamentit gjerman, Reichstag, në një përmbysje të dhunshme të qeverisë.
Mbreti Pjetër thotë se ai nuk ka qëllime të tilla të dhunshme.
Por ai beson se shteti gjerman është "shkatërrues dhe i sëmurë".
"Unë nuk kam asnjë interes të jem pjesë e këtij sistemi fashist dhe satanik," thotë ai.
Ne vendosemi në një dhomë tjetër për të biseduar, në kolltuqe prej pelushi nën një llambadar vezullues.
Por ky nuk është sallon; jemi të rrethuar me drita dhe kamera. Kjo është studio televizive e mbretit Pjetër - ai shpreson të hapë një kanal televiziv - dhe mësojmë se një nga subjektet e tij do të regjistrojë çdo moment të ndërveprimit tonë.

Ai ndjeu se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të themelonte mbretërinë e tij, pasi u përpoq, pa sukses, të kandidonte për kryetar bashkie dhe deputet të parlamentit gjerman.
Gjermania nuk e njeh mbretërinë
"Njerëzit që janë të korruptuar, kriminelë ose të gatshëm për t'u përdorur, lulëzojnë në sistemin gjerman dhe ata me zemër të ndershme, që duan të ndryshojnë botën për mirë, në interes të së mirës së përbashkët, nuk kanë shanse”, thekson ai.
Emri i tij i vërtetë është Peter Fitzek dhe aktivitetet e kanë përplasur shpesh në konflikt me ligjin gjerman.
Gjermania nuk e njeh mbretërinë apo dokumentet e saj: Z. Fitzek ka disa dënime për drejtimin e automjetit pa patentë dhe drejtimin e programit të tij të sigurimit shëndetësor. Ai gjithashtu shkoi në burg për disa vite për përvetësim të parave të qytetarëve të tij, por dënimi u rrëzua më vonë.
Shërbimi rajonal i inteligjencës, i cili e ka vëzhguar atë dhe mbretërinë e tij për gati dy vjet, na tha se e konsideronin si kërcënim. Ata e krahasojnë me një kult që i ekspozon njerëzit ndaj teorive të konspiracionit dhe ideologjisë ekstremiste.
Teori dhe ideologji të tilla janë përhapur në Gjermani vitet e fundit, të nxitura nga pandemia. Dhe Covid-19 duket se ka rritur mbështetjen dhe anëtarësimin e mbretërisë.
Z. Fitzek na thotë se ka rreth 5.000 qytetarë. Ai po zgjeron mbretërinë, duke blerë tokë në Gjermani në mënyrë që të krijojë një numër komunitetesh në të cilat ata njerëz mund të jetojnë përfundimisht.
Ne vizituam një të tillë rreth 240 km larg nga kështjella e mbretit.
Pemë të lashta rrethojnë vendin e një kështjelle tjetër të vjetër në fshatin Bärëalde, një orë e gjysmë me makinë në jug të Berlinit. Rreth 30 njerëz jetojnë në vend ose në ndërtesën kryesore ose në karvanët që shpërndahen në lëndinë përgjatë rrugës kryesore.
Pavarësisht bukurisë së zbehur të kështjellës, është një vend i zymtë. Ata janë ende duke rinovuar ndërtesat dhe duke pastruar terrenin. Trungjet e pemëve ende rriten përmes skeletit të një sere të vjetër.
Por njerëzit këtu janë krenarë për shtëpinë e tyre, të cilën ata e konsiderojnë gjithashtu si territor mbretërie.
Dikur shaka, tani kërcënim
Qytetarët nuk paguajnë taksa gjermane dhe nuk do t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, gjë që është e paligjshme në Gjermani. Ata janë të lidhur nga struktura e tyre ligjore - e kryesuar, thuhet, nga Mbreti Pjetër - dhe në fund synojnë të kenë sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor.
"Mbretëria mund të sigurojë gjithçka që ju nevojitet në jetën e përditshme. Ushqimi, siguria sociale, të gjitha këto sisteme janë atje", thotë Benjamin, i cili kohët e fundit u transferua me familjen e tij të re dhe është përgjegjës për marrëdhëniet me publikun.
Pavarësisht nga të gjitha planet e tyre për të ndërtuar një komunitet të qëndrueshëm të gjelbër, duke përdorur teknologji moderne, qytetarët duket se kanë pak besim në mjekësinë moderne.
Askush këtu nuk është i vaksinuar kundër Covid-19, më tha Benjamin. Është një qëndrim i përbashkët për Reichsbürger, shumë prej të cilëve iu bashkuan protestave kundër masave për të kontrolluar pandeminë.
"Njerëzit që mendojnë për veten e tyre sot shpesh do të dënohen si teoricienët e konspiracionit”, thotë Benjamin. “Por është fakt që shpesh këta janë njerëzit që rrinë zgjuar natën duke menduar për problemet, jo vetëm të tyret, por të shoqërisë dhe politikës”.
Ndërsa dolëm nga komuna dhe u kthyem me makinë nëpër fshat, një fqinj po qëndronte në lëndinën e tij të përparme.
Kur e pyeta se çfarë mendonte për fqinjët e tij, ai u vrenjos. Ata duhet të paguajnë tatimin, tha ai. Në fund të fundit, ata ende kishin qasje në burimet e Gjermanisë. Por ajo që e shqetësonte më shumë, shtoi ai, ishin fëmijët e tij. "Çfarë lloj ndikimi do të ketë kjo lojë mbi ta?"
Për shumë vite Reichsbürger ishte paksa një shaka kombëtare. Tani Gjermania po mëson t'i marrë seriozisht.