Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka mbrojtur vendimin për karantinën 14-ditore për të gjithë ata që vijnë nga Spanja, pasi kryeministri spanjoll e quajti "të padrejtë".
Ministri Simon Clarke ka thënë se nuk pajtohet me qëndrimin e Qeverisë spanjolle. Ai shtoi se në Spanjë numri i të infektuarve kohët e fundit është rritur tej mase. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, më parë tha se turistët në shumicën e rajoneve do të ishin më të sigurt nga koronavirus sesa në Mbretërinë e Bashkuar, dhe se ai shpreson që Britania do ta rishqyrtojë vendimin.
Mbretëria e Bashkuar është kundër të gjitha udhëtimeve jo të domosdoshme në Spanjë, përfshirë Ishujt Balearik dhe Kanarinë. Ajo gjithashtu largoi Spanjën dhe ishujt e saj nga lista e vendeve që janë të përjashtuara nga rregulli 14-ditor i karantinës.
“Daily Telegraph” ka raportuar se karantina për njerëzit që vijnë në Britani të Madhe nga Spanja mund të shkurtohet në 10 ditë nëse testohen negativë, por ministri i lartë, Michael Gove, ka thënë se këto ishin spekulime.
Ndërkohë, Gjermania gjithashtu ka këshilluar kundër udhëtimit në tri zona të Spanjës.
-
Gjibraltari hyn në një epokë të re, hiqet gardhi kufitar i territorit britanik me Spanjën
-
Princi Harry po shqyrton çdo mundësi për t'i dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar
-
Jo me paratë e taksapaguesve: Prince Harry i dëshpëruar për mundësinë e anulimit të vizitës në Londër
-
Evakuim ndërkombëtar nga anija e prekur me hantavirus, OBSH-ja monitoron situatën në Spanjë
-
Ishulli spanjoll kundërshton ankorimin e anijes së prekur me hantavirus