Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spanja shkurton kohën e karantinimit për të prekurit me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka thënë se koha e detyrueshme për izolim për njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 dhe të pavaksinuarit si raste kontakti, do të shkurtohet nga 10 në 7 ditë.

Ekspertët shëndetësorë kanë aprovuar masat e reja. Spanja aktualisht nuk e ka të obligueshme karantinimin e të vaksinuarve me dy doza të cilët kanë qenë në kontakt me një rast pozitiv.

Të dhënat e reja shtetërore kanë treguar rekord të ri prej 100.000 rasteve pozitive të martën. Edhe pse rastet janë rritur, hospitalizimet janë në nivel të ulët, raporton AP.

Masat e reja janë të ngjashme me ato të autoriteteve shëndetësore në SHBA, Britani dhe disa shtete evropiane.