Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi Oqeanin Atlantik po formohet stuhi e re tropikale

​Mbi Oqeanin Atlantik po formohet stuhi tropikale Maria, e cila, sipas parashikimeve, do të forcohet dhe do të kalojë mbi ndonjërin prej ishujve, të cilët veç më u shkatërruan nga uragani Irma, lajmëruan mediat amerikane.

Stuhia ka erëra të përhershme maksimale prej 85 kilometra në orë, gjendet në rreth 1.000 kilometra nga Antilet e Vogla dhe po lëviz në perëndim, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me afrimin deri te Oqeani i Qetë, uragani Norma është dobësuar deri në nivel të stuhisë tropikale, duke u drejtuar ndaj bregut meksikan, kumtoi Qendra nacionale për uraganë nga Majami.

Norma tani ka erëra me fuqi prej 100 kilometra në orë dhe gjendet në 335 kilometra nga Kabo San Lukas, vendpushim në shtetin meksikan Kalifornia e Poshtme Jugore.