Tornadoja që dëmtoi më shumë se 1.000 shtëpi në Kansasin jugor-qendror gjeneroi erëra deri në 165 kilometra në orë.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se tornadoja shkaktoi dëme të mëdha kryesisht në periferi të Uiçitas të Andoverit dhe lëndoi disa njerëz.
Shefi i zjarrfikësve në Andover, Chad Russell, tha se të paktën 300 deri në 400 ndërtesa u shkatërruan nga stuhia si pjesë e gjithsej 1.074 ndërtesave që u dëmtuan. Shërbimi i motit tha se tornadoja zgjati për 21 minuta.
Katër persona, përfshirë dy zjarrfikës që po i përgjigjeshin thirrjes në Andover, u plagosën gjatë stuhisë, por lëndimet e tyre ishin të lehta. Russell tha se do të duhen vite që Andover ta marrë veten nga kjo stuhi.
Deri të dielën, ekuipazhet e shërbimeve kishin rikthyer energjinë për pothuajse të gjithë më shumë se 15.000 klientët që humbën energjinë gjatë stuhisë. Njoftohet se më pak se 1.000 njerëz ende nuk kanë energji elektrike në zonën e Uiçitas deri në mëngjes.