Në të gjithë botën numri i personave të prekur nga COVID-19 ka arritur në më shumë se 17.6 milionë sipas statistikave të universitetit Johns Hopkins.
SHBA-ja vazhdon të udhëheqë me më shumë se 4.5 milionë të infektuar, ndjekur nga Brazili me 2.6 milionë raste dhe India me rreth 1.7 milionë prej fillimit të pandemisë.
Meksika ka zëvendësuar Britaninë duke u renditur e treta në botë për nga numri i vdekjeve nga COVID-19.
Sipas Johns Hopkins, mbi 10 milionë persona janë shëruar nga COVID-19, derisa deri tash, 681,158 persona kanë vdekur, transmeton KOHA.
SHBA-ja vazhdon të udhëheqë në nivel botëror për nga numri i vdekjeve si pasojë e virusit, me më shumë se 153 mijë raste.
Artikuj të ngjashëm
-
Që nga fillimi i pandemisë, 289.7 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19
-
Mbi 170 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën
-
Numri i rasteve me COVID-19 në botë arrin mbi 153 milionë
-
Numri i të infektuarve me COVID-19 në SHBA shkon mbi 19 milionë
-
Mbi 79 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën