Mbi 13.000 punonjës shëndetësorë në Afrikë të Jugut janë prekur nga COVID-19 dhe 100 të tjerë kanë vdekur, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
“Më 21 korrik, 13.174 punonjës shëndetësorë kanë rezultuar të infektuar dhe 103 kanë humbur jetën që prej fillimit të epidemisë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Popo Maja, shkruan AFP-ja, përcjell KP-ja.
Sipas tij, 6.394 punonjës janë shëruar.
Ky vend është më i prekuri në kontinentin e Afrikës dhe bën pjesë mes pesë vendeve më të prekura në botë sa i përket rasteve të konfirmuara me 408.052. 5.940 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Artikuj të ngjashëm