Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Afrika e Jugut shënon 149 vdekje të reja nga COVID-19

Afrika e Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 149 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 13.308 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Zweli Mkhize konfirmoi 1.567 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 613.017, njofton AA.

"Numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani është 3.5 milionë, me 12.237 teste të kryera gjatë ditës së fundit", tha ai.

Siç tha ministri, deri më tani janë shëruar 520.381 pacientë të prekur nga koronavirusi, shifër e cila krahasuar me numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara është 84 për qind.

Afrika e Jugut ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në kontinentin afrikan, e sa i përket në nivel global renditet e pesta.