Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 1000 raste të reja me koronavirus në Zvicër në 24 orët e fundit

Foto: Reuters

Autoriteti Shëndetësor i Zvicrës (BAG) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Zvicër janë regjistruar 1077 raste të reja me koronavirus. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe dy të vdekur, shkruan Blick. 

Shifra e të infektuarve në Zvicër po vazhdon të rritet. Në përgjithësi në Zvicër janë regjistruar 57.709 të infektuar. Numri i të vdekurve ka arritur në 1.789.

Si pasojë e kësaj në Bern nga 12 tetori. Kërkohet mbajtja e maskave në bare, klube, restorante e vende tjera të mbyllura ku nuk mund të mbahet distanca. Ndërkohë po ashtu është kufizuar numri i vizitorëve në 300 nëpër klube, bare e diskoteka. Maskat janë të obligueshme edhe në kinema e kisha. Po ashtu duhet mbajtur maska deri në janar.