Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë raportuar për 3008 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të infektuarve po vazhdon të rritet.
Agjencia Zvicerane për Shëndetin Publik (BAG) ka raportuar në total 86.167 rastet me koronavirus në Zvicër dhe principatën e vogël fqinje Lihtenshtajnin, që nga fillimi i pandemisë. Numri i të vdekurve është rritur për tetë në 24 orët e fundit, duke çuar totalin në 1845, shkruan agjencia Reuters.
Në Gjermani në 24 orët e fundit janë regjistruar 6868 raste të reja duke çuar shifrën totale të infektuarve në 373.167. Ndërsa numri i të vdekurve është rritur për 47, duke çuar totalin e të vdekurve si pasojë e COVID-19 në 9836.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Zvicër, 47 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
Zvicra raporton mbi 5400 raste të reja pozitive me koronavirus, 96 të vdekur
-
Zvicra raporton mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19 në tri ditët e fundit
-
Zvicra regjistron mbi katër mijë raste të reja me COVID-19
-
Zvicra regjistron 142 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit