Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 10.000 persona kanë mbetur në Lysychansk

Serhiy Haidai, kreu i administratës rajonale të Luhansk, thotë se më shumë se 10,000 njerëz kanë mbetur në Lysychansk në Ukrainën lindore.

Ai i bëri këto komente gjatë një interviste për mediat ukrainase, shkruan BBC.

Lysychansk është qyteti i fundit që është pushtuar nga trupat ruse.

Ushtria ukrainase tha se pas luftimeve të ashpra, forcat mbrojtëse u detyruan të tërhiqen nga pozicionet e tyre.

Artikuj të ngjashëm