Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 1 milion ukrainas mbesin pa energji elektrike

Më shumë se një milion ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve të mëdha ajrore që Rusia ka kryer mbrëmjen e së enjtes në infrastrukturën e energjisë të Ukrainës.

Sulmet po konsiderohen nga Ukraina si më të mëdhatë në sistemin energjetik, dhe ndër më të mëdhatë që kur ka nisur pushtimi rus, raportoi The Guardian.

Forcat ajrore ukrainase kanë thënë se Rusia ka lëshuar 88 raketa dhe 63 dronë iranian “Shahed”. Nga to, 37 dhe 55 respektivisht janë rrëzuar, mirëpo të tjerat kanë goditur digën më të madhe të vendit duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone.

Ministri i Energjisë, German Galushchenko, ka deklaruar se “armiku po zhvillon sulmet më të mëdha në industrinë e energjisë deri më tani”.

Disa prej objekteve kryesore energjetike janë goditur edhe në rajonin juglindor Dnipropetrovsk.