Një anëtare e ekipit negociator për paqe në Afganistan është plagosur gjatë një përpjekje për tentim vrasje ndaj saj.
Fawzia Koofi, e cila është edhe anëtare e parlamentit, u sulmua të premten pasdite afër kryeqytetit Kabul, gjersa po kthehej nga një vizitë nga provinca veriore Parvan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoofi është pjesë e ekipit 21 anëtarësh e cila përfaqëson qeverinë afgane në bisedat paqësore me Talibanin dhe njëra nga pak femra ndërmjetësuese, pas arritjes së një marrëveshjeje të SHBA-së më militantët në shkurt të këtij viti.
Fawzia Koofi me motrën e saj Maryam Koofi u ndalën në një treg kur u sulmuan nga disa njerëz me armë, tha Tariq Arian, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Edhe anëtarët e Talibanit, edhe ata të Shtetit Islamik vazhdojnë të sulmojnë anëtarët e qeverisë, por Zabihullah Maujhid, zëdhënës për Talibanin, mohoi se ky grup ishte i përfshirë në këtë sulm.
Marrëveshja e bërë nga SHBA-ja ka për qëllim rekrutimin e Talibanit për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik në Afganistan. Talibani dhe Shteti Islamik janë armiq mes vete.
Kjo marrëveshje paqësore gjithashtu ka hapur rrugën për tërheqjen e forcave të NATO-s dhe SHBA-së nga Afganistani, dhe për nisjen e bisedave direkte në mes Talibanit dhe qeverisë së Afganistanit.
Qeveria afgane tha të premten se kishte liruar 80 nga 400 të burgosurit e fundit Talibanë para negociatave të drejtpërdrejta në mes të dy palëve.