Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbështetja evropiane për Ukrainën para testit të madh

“Megjithatë, ndërsa kriza po arrin gjysmëvjetorin e saj, zyrtarët anembanë Evropës janë të shqetësuar se konsensusi mund të prishet pasi kontinenti të hyjë në një dimër të zymtë të rritjes së çmimeve të ushqimeve, energjisë së kufizuar për ngrohjen e shtëpive dhe mundësisë reale të recesionit”, paralajmëron televizioni CNN në prag të gjashtëmujorit të pushtimit rus të Ukrainës

(CNN) – Gjashtë muaj qëkur Rusia pushtoi Ukrainën, kundërpërgjigjja e Perëndimit ndaj krizës vazhdon të jetë e fortë dhe kryesisht e unifikuar – për habinë e shumë njerëzve, vlerëson televizioni CNN në një analizë ndikimit të luftës në Ukrainë në mesin e aleatëve perëndimorë.

Pavarësisht viteve të marrëdhënieve të prishura gjatë epokës së ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe pandemisë COVID-19, Aleanca transatlantike ka arritur të bashkohet dhe të arrijë marrëveshje për mbështetjen financiare dhe dhurimin e armëve Kievit, marrëveshje për të ndaluar përdorimin e energjinë ruse, si dhe për sanksionet e krijuara për të goditur presidentin Vladimir Putin dhe miqtë e tij, kujton televizioni amerikan.

“Megjithatë, ndërsa kriza po arrin gjysmëvjetorin e saj, zyrtarët anembanë Evropës janë të shqetësuar se konsensusi mund të prishet pasi kontinenti të hyjë në një dimër të zymtë të rritjes së çmimeve të ushqimeve, energjisë së kufizuar për ngrohjen e shtëpive dhe mundësisë reale të recesionit”, shkruhet më tej.

Masat simbolike

Zyrtarë dhe diplomatë perëndimorë folën për CNN në kushte anonimiteti për të përshkruar sinqerisht rezervat e ndjeshme midis qeverive.

Edhe Aleatët evropianë kërkojnë më tepër garanci sigurie për Ukrainën Botë 7 muaj më parë Aleatët evropianë kërkojnë më tepër garanci sigurie për Ukrainën

Në kuadër të masave të mundshme më drakoniane që do të vijnë, kryeqyteti gjerman, Berlini, fiku dritat që ndriçonin monumentet për të kursyer energjinë elektrike, ndërsa dyqaneve franceze u është thënë t’i mbajnë dyert të mbyllura ndërsa ajri i kondicionuar është i ndezur, përndryshe do të gjobiten.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka rrëmbyer imagjinatën e Perëndimit dhe ka nxitur vendet për të mbështetur përpjekjet e tij të luftës, mund ta ketë më të vështirë të tërheqë vëmendjen e liderëve të tjerë evropianë ndërsa konflikti zvarritet.

“Sfida për Ukrainën është e njëjtë me atë që ishte në ditën e parë: mbajtja e Perëndimit në krah ndërsa kostot e mbështetjes së Kievit godasin secilin vend – jo vetëm shantazhi i gazit dhe grurit të Putinit, por edhe kostoja e mbështetjes ekonomike dhe humanitare”, thotë Keir. Giles, këshilltar i lartë në grupin e mendimit Chatham House.

"Kjo mund të jetë arsyeja pse Zelensky tha se donte që lufta të përfundonte para Krishtlindjeve, sepse sfida e madhe do të jetë që Perëndimi t'u përmbahet premtimeve në planin afatgjatë”.

Kriza e naftës

Kriza e karburanteve dimërore është diçka për të cilën zyrtarët dhe diplomatët evropianë po mendojnë çdo ditë, me Rusinë që mbulon rreth 55% të importeve totale të gazit në Evropë në vitin 2021.

“Vendet evropiane gjithashtu kanë etje për naftën ruse, ku pothuajse gjysma e eksporteve të naftës ruse shkon në kontinent. BE-ja thuhet se importoi 2.2 milionë fuçi naftë bruto në ditë në vitin 2021”, shkruan CNN.

Edhe Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë Botë 1 muaj më parë Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë

"Brenda Bashkimit Evropian do të jetë shumë e vështirë dhe ne duhet të përpiqemi t'i përmbahemi premtimit tonë për të ndërprerë Rusinë kur bëhet fjalë për ndonjë fitim nga gazi dhe burime të tjera”, thotë një diplomat i lartë evropian, duke iu referuar një marrëveshjeje të arritur midis shteteve anëtare të BE-së për të ulur përdorimin e gazit rus me 15%.

Megjithatë, marrëveshja është kritikuar se është vullnetare dhe zyrtarët kanë frikë se kur të rritet presioni dimëror disa vende thjesht do t’i hanë fjalët.

Frika nga lufta pa fund

Zyrtarët gjithashtu kanë frikë se strategjia perëndimore e armatimit të ukrainasve po bëhet një zgjidhje afatshkurtër për një problem afatgjatë: një luftë pa një pikë përfundimtare të qartë.

Armët franceze janë aktualisht në fushën e betejës në Ukrainë, ndërsa Gjermania ndryshoi radikalisht politikat e dekadave pacifiste për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të dërguar armë, megjithëse u kritikua për reagimin e vonuar.

"Në fillim përgjigjja perëndimore ishte më e vështirë nga sa priste Rusia. Taktikisht, Kremlini gaboi shumë. Ishte politikisht mjaft e lehtë të anoje kah Ukraina dhe të mbledhje armë dhe para", i tha televizionit CNN një zyrtar i NATO-s.

"Me kalimin e kohës llojet e armëve që ne po dërgojmë janë bërë më të komplikuara, ashtu siç kërkohet trajnimi për t'i përdorur ato në mënyrë efektive. Lajmi i mirë është se këto armë po i ndihmojnë ukrainasit të mbahen. Lajmi i keq është se sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më i paktë do të jetë furnizimi i këtyre armëve, duke e bërë më të vështirë heqjen dorë prej tyre”, shton zyrtari.

Edhe Zelensky thotë se Ukraina s’mund të presë që të përfundojë lufta me Iranin Botë 3 muaj më parë Zelensky thotë se Ukraina s’mund të presë që të përfundojë lufta me Iranin

Përveç kostove ekonomike dhe ushtarake që ndikojnë në bujarinë e Perëndimit, ekziston gjithashtu shqetësimi serioz se bota fillon të përjetojë lodhje nga lufta ndërsa konflikti ngec.

"Në shkurt ishte e lehtë të hidheshe në turmën anti-Putin. Tani lufta është në fazën e mërzitshme strategjike. Ka më pak fitime dhe humbje ditore dhe ka më pak mundësi për foto", thotë një diplomat i NATO-s.