Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbesa e Marine Le-Pen lë skenën politike

Marion Marechal-Le Pen, mbesa e Marine Le Pen e cila pretendonte të bëhej udhëheqëse e Frontit Kombëtar, ka njoftuar se po largohet nga politika, shkruan gazeta britanike The Telegraph.

Marechal 27 vjeçare, e cituar nga gazeta Le Parisien, ka thënë se kjo është një “zgjedhje personale” që po lë skenën politike, transmeton Koha.net.

“E respektoj zgjedhjen e saj. Unë e di sa e nevojshme do të bëhej politika për të”, tha Marine Le Pen pasi mori lajmin për mbesën e saj.

Thashethemet për largimin e saj nga politika u dhanë qysh në prag të humbjes së Le Pen në zgjedhje për presidente, por një gjë të tillë ajo e ka konfirmuar sot.

Artikuj të ngjashëm