Botë

Le Pen heq dorë nga kreu i partisë së saj

Kandidatja franceze Marine Le Pen, ka njoftuar se ajo nuk do të jetë më udhëheqëse e Partisë Fronti Kombëtar.

Ky njoftim i saj, vjen vetëm një ditë pasi ajo arriti në rundin e dytë të zgjedhjeve, ku do të përballet me kandidatin Emmanuel Macron, transmeton KTV.

“Këtë mbrëmje, kam vendosur të heq dorë nga udhëheqja e Frontit Kombëtar”, ka thënë Le Pen për kanalin televiziv France 2.

“Unë do të jem mbi partinë”, ka shtuar më tej ajo.

Ende nuk është e qartë nëse vendimi i saj do të jetë i përhershëm.

Le Pen, po ashtu ka thënë se Franca po i afrohet një momenti vendimtar.

Le Pen ka marrë udhëheqjen e Frontit Kombëtar nga babai i saj në janar të 2011-ës dhe e ka ndihmuar partinë në fitore të mëdha në zgjedhjet regjionale. Ajo të dielën ka fituar 7.6 milionë vota – që është rezultati më i mirë i shënuar për një kandidat të Frontit Kombëtar, si dhe ka marrë 2.8 milionë vota më shumë se babai i saj, Jean-Marie Le Pen, më 2002-ën.

Partia e saj dëshiron të ngritë politika kundër imigrimit, të shtrëngojë masat tregtinë e lirë dhe të përmbysë marrëdhëniet e Francës me Evropën.