Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

May zotohet se do të dorëhiqet nëse marrëveshja e saj për Brexit kalon

Kryeministrja britanike, Theresa May ka premtuar sot para deputetëve të partisë së saj Konservatore, se do të largohet nga pozita e saj pas Brexit-it.

Reuters raporton se May është zotuar se do të dorëhiqet nëse marrëveshja për largim nga Bashkimi Evropian kalon në tentativën e tretë.

ditë më parë u kishte thënë deputetëve që kundërshtojnë planet e saj për Brexit, se “nëse dëshirojnë që ajo të largohet nga posti i kryeministres, duhet ta votojnë planin e saj për Brexit”.