Kryeministrja britanike, Theresa May i kërkoi sot, në kuadër të G20-ës në Japoni, presidentit rus, Vladimir Putin për të ndalur aktet e destabilizimit që kërcënojnë Britaninë e Madhe dhe aleatët e saj.
‘’Pa këtë frymë nuk do të mund të ketë normalizim të marrëdhënieve dypalëshe’’, paralajmëroi ajo, sipas një zëdhënësi i Downing Street.
Ky është takimi i parë mes dy liderëve prej helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, në 2018 në territorin britanik.
Gjatë takimit me Putin, May pohoi se kishte prova të pakundërshtueshme se Rusia qëndronte pas këtij sulmi.
Pavarësisht nga toni i ftohtë i takimit, kryeministrja britanike u shpreh e hapur për mundësinë e një marrëdhënie ndryshe, por për këtë, sipas saj, ”qeveria ruse duhet të zgjedhë një rrugë tjetër”./Atsh/
-
May: Takimi Trump-Putin duhet të zvogëlojë rrezikun e konfliktit NATO-Rusi
-
Liderët evropianë nga Kievi përsërisin thirrjet për armëpushim 30-ditor
-
Starmer: Putini do të ulet në tavolinën e negociatave herët a vonë
-
Starmer thotë se Putini nuk e ka seriozisht arritjen e paqes në Ukrainë
-
Britania e Madhe fton presidentin kinez t’i kërkojë Putinit ndërprerjen e luftës