Ligji për të drejtat e martesës me persona të gjinisë së njëjtë ka hyrë sot në fuqi në Gjermani ndërsa menjëherë pas kësaj është realizuar edhe martesa e parë mes dy meshkujve.
Në një lagje të Berlinit, para qindra miqve dhe mysafirëve, Karl Krel dhe Bod Mend, i kanë thënë njëri-tjetrit PO si çifti i parë me gjini të njëjtë që janë martuar me ligjin e ri që ka hyr sot në fuqi në Gjermani, raporton BBC.
Zyrat e ofiqarisë në disa qytete gjermane u hapën, për çudi, edhe të dielën për t’iu mundësuar çifteve gay të martohen në ditën e parë që kjo iu mundësua.
Gjermania ka lejuar partnerët e gjinisë së njëjtë të hyjnë në partneritet të regjistruar që nga viti 2001, por kjo nuk u jepte çifteve statusin e njëjtë në bazë të ligjit gjerman për martesat.