Parlamenti i Gjermanisë miratoi një ligj, që i jep mundësi gjinisë së tretë në dokumentet zyrtare, për njerëzit që nuk e identifikojnë veten si mashkull ose femër, apo që janë të lindur me ndonjë anomali në anatominë seksuale.
Qeveria gjermane në gusht e miratoi vendimin për të përfshirë gjininë e tretë në certifikata të lindjes dhe dokumente tjera, raporton Reuters.
Të dyja dhomat e parlamentit e votuan ligjin e ri.
Komuniteti LGBT tha se masa e re nuk mjafton, pasi ata duan ligje të reja për ta bërë më të lehtë për njerëzit që nuk e identifikojnë gjininë, ta ndryshojnë atë në dokumentet zyrtare.
Kategoria e re gjinore, u miratua pasi Gjykata Kushtetuese Federale iu bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë legjislacionin.
-
Parlamenti gjerman miraton planin që e lehtëson ndërrimin e emrit ose gjinisë ligjërisht
-
Gjermania me ligj që t’ua lehtësojë njerëzve ndërrimin e gjinisë
-
Në Gjermani legalizohet gjinia e tretë
-
Hyn në fuqi ligji i ri gjerman që lehtëson rrugën për dyshtetësi
-
Sot pritet vendimi i madh i Gjermanisë për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë