Në Gjermani tani njerëzit mund të identifikojnë veten edhe me gjininë e tretë, sipas ligjeve të aprovuara në dhjetor.
Njerëzit, pos gjinisë mashkullore dhe femërore, nëpër dokumente zyrtare, mund të regjistrohen edhe me “të ndryshme”.
Për të zgjedhur këtë opsion duhet të ketë një dokument nga mjekët.
Grupi intersex përbëhet nga njerëz që kanë karakteristika të të dy gjinive, mashkullore dhe femërore, që mund të jenë të pranishme që nga lindja, apo të vijnë edhe më vonë.
Këtë hap sikur Gjermania në vitet e fundit e kanë bërë disa shtete, përfshirë Austrinë, Australinë, Zelandën e Re, Maltën e Kanadanë.
Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1.7 për qind e popullatës në botë i takojnë këtij grupi.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania me ligj që t’ua lehtësojë njerëzve ndërrimin e gjinisë
-
Parlamenti gjerman miraton ligjin për një kategori të re gjinore
-
Hyn në fuqi ligji i ri gjerman që lehtëson rrugën për dyshtetësi
-
Gjermania me rritje të numrit të shtetasve të rinj, shumë sirianë të natyralizuar
-
Parlamenti gjerman miraton planin që e lehtëson ndërrimin e emrit ose gjinisë ligjërisht