Me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Polonisë dhe 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, rreth 200.000 njerëz dolën nëpër Varshavë. Ata u pasuan nga masa e udhëhequr nga grupe nacionaliste.
"SHBA - Perandoria e së Keqes", "Vdekje armiqve të atdheut", "Polonia – e bardhë dhe katolike", ishin disa nga parullat, ndërsa anëtarët e grupit nacionalist "Të rinjtë e Svepolis" dogjën flamurin e Bashkimit Evropian, transmeton KosovaPress.
Shumica ishin të veshur me flamuj polakë, por individët tundnin flamuj të grupeve ultra-djathtiste, duke përfshirë "Forca Nuovo" italiane, udhëheqësi i së cilës Roberto Fiore deklaroi publikisht se është një fashist.
Artikuj të ngjashëm
-
Normalizimi i politikave të së djathtës ekstreme në Poloni
-
Polakët në protestë: Jo Bashkimit Evropian!
-
Mijëra izraelitë i bashkohen marshit racist dhe të dhunshëm në Jerusalem
-
Mijëra polakë u bashkohen tubimeve të kandidatëve konkurrues për president
-
Shënohet 80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, liderë botërorë marrin pjesë në ceremoni