Kreu i Marinës Mbretërore ka urdhëruar një hetim mbi akuzat për ngacmim seksual ndaj grave në Shërbimin e Nëndetëseve.
Disa sinjalizuese që shërbenin në flotë i thanë Daily Mail se u përballën me keqtrajtime nga të gjitha gradat.
Adm Sir Ben Key, i quajti pretendimet "të neveritshme", duke shtuar se "ngacmimi seksual nuk ka vend në Marinën Mbretërore dhe nuk do të tolerohet".
“Kushdo që gjendet fajtor do të mbahet përgjegjës”, ka thënë Sir Ben Key.
Akuzat, të zbuluara në detaje nga Mail, përfshijnë anëtarët meshkuj të ekuipazhit që përpilojnë një listë që përcakton rendin në të cilin gratë do të sulmoheshin në rast të një ngjarjeje katastrofike.
Një grua tha për Mail se ishte sulmuar seksualisht nga një burrë i një rangu më të lartë teksa flinte. Ajo pretendoi se një oficer i lartë e goditi me grusht në veshkë.
Edhe
Kapiteni i Kepit të Gjelbër hetohet për dhunim
Gruaja po ashtu pretendoi se një tjetër la foto të zhveshura të modeleve për të dhe la monedha në kabinën e saj, duke sugjeruar se ajo do të kryente një akt seksual në këmbim.
Gra të tjera pretenduan se u kërkohej shpesh të kryenin akte seksuale dhe shpesh u bërtisnin dhe goditeshin me tabela dhe stilolapsa.
Thuhet se abuzimi ka ndodhur për më shumë se një dekadë, pasi ndalimi për rekrutet femra u hoq në vitin 2011.