Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në qytetin e Gjakovës, ku një grua ka deklaruar se është ngacmuar nga një person derisa po punonte në market.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 të hënën, kur ankuesja, femër, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull, i cili më pas është identifikuar dhe arrestuar nga njësitet policore.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat hetimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Gjakovë
-
Arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual në Gjakovë
-
Ngacmohet seksualisht një grua në Gjakovë, lirohet i dyshuari
-
Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për ngacmim seksual
-
Dy persona arrestohen në Fushë-Kosovë për ngacmim seksual ndaj dy grave