Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka testuar një armë me laser dhe me sukses ka shkatërruar cakun. Sistemi i armëve me laser mund të përdoret kundër dronëve me bomba që janë përdorur nga rebelët houthi në Detin e Kuq në afërsi të Jemenit.
Testi u krye nga luftanija USS Portland që kishte cakun në Gjirin e Edenit, që ndan Afrikën e Jugut nga Gadishulli Arab. Marina amerikane e ka cilësuar si test shumë të suksesshëm përdorimin e armës laserike. Anija Portland edhe në majin e vitit 2020 përdori armën me laser për të rrëzuar një dron.
Jemeni është përfshirë në luftë që prej vitit 2014 kur rebelët houthi morën kontrollin e kryeqytetit Sanaa. Në këtë konflikt është përfshirë edhe Arabia Saudite gjatë vitit 2015. Jemeni cilësohet si katastrofa më e rëndë humanitare në botë dhe në luftën e gjatë kanë vdekur më shumë se 110 mijë persona.
Rebelët houthi kanë aktivizuar dronët me ndihmën e Iranit. Republika Islamike ka mohuar përfshirjen në luftën e Jemenit duke armatosur rebelët.
-
SHBA-ja mund të ketë kryer krim lufte me një sulm mbi Jemen, thotë Amnesty International
-
Rrëzohet një aeroplan ushtarak amerikan në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale
-
Rebelët Houthi sulmojnë me raketa një anije në Detin e Kuq
-
SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Houthit
-
SHBA-ja nis sulme të reja ndaj militantëve Houthi në Jemen