Disa pjesë të Maqedonisë hyjnë në fazën e portokalltë, pasi temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë celsius. Këto temperatura të larta paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve ndaj dhe apelohet që njerëzit t’u shmangen sa më shumë ekspozimeve në diell.
Më vazhdim disa këshilla se si të përballohet më lehtë kjo situatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo-Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, shmangie nga ambientet e hapura nga ora 11 deri në ora 17
-Të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17
-Mbathni rroba të lehta
-Konsumoni shumë lëngje dhe ushqime të lehta
-Përgatitni ushqime në mënyrë higjienike, pasi shumimi i mikroorganizmave me temperatura të larta shton mundësinë e helmimit
-Merreni në rregull terapinë e caktuar nga mjeku, posaçërisht të sëmurët me sëmundje kronike
-Shtatzënat dhe të sëmurët me sëmundje kronike të kërkojnë ndryshim të orarit në vendin e punës
Temperaturat e nxehta në Maqedoni deri tani kanë marrë jetën e një gruaje, e cila ishte ekspozuar në diell nga vend i klimatizuar.