Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Prilepit mëngjesin e sotëm, ku dyshohet se burri ka qëlluar me armë zjarri për vdekje gruan e tij dhe nënën e saj, ndërsa ka plagosur gjyshin e gruas.
Siç mëson Alsat, rreth orës 08:05 në rrugën “Aleksandar Makedonski”, Prilep, janë dëgjuar të shtëna me armë në shtëpinë e (T.K.).
Policia ka dalë në vendngjarje ku ka gjetur gruan A.P.(41) dhe nënën e saj T.K. të plagosura, ndërsa në dhomën tjetër është gjetur P.K., gjyshi i A.P. i plagosur në pjesën e stomakut. Nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e (A.P.) dhe (T.K).
Për vrasjen e 41-vjeçares dyshohet burri i saj N.P.(51), i cili tashmë gjendet në polici.
Artikuj të ngjashëm
-
80-vjeçari në Fier dyshohet se vrau gruan dhe më pas veten
-
Dyshohet se djali vrau nënën në Restelicë të Dragashit
-
Babai vret vajzën 2 vjeçe në Mal të Zi
-
Policia jep detaje: Dyshohet se 34-vjeçari theri bashkëshorten e më pas veten
-
34-vjeçari në Shkodër dyshohet se qëlloi me armë partneren e tij dhe më pas veten