Mali i Zi përuroi sot një statujë të ish-liderit jugosllav, Josip Broz Tito në Podgoricë, duke u dalluar në raport me shtetet fqinje që po heqin pllakate dhe monumente që mbajnë emrin e tij që nga rrëzimi i shtetit komunist në vitet 1990.
”Kjo është një shenjë respekti për kontributin e madh për vendin tonë të këtij personaliteti me peshë në historinë botërore”, deklaroi kryebashkiaku i qytetit të Podgoricës, ish-Titogradi (qyteti i Titos), Ivan Vukoviq, në një ceremoni ku u intonuan dy himnet ai malazez dhe jugosllav, raporton atsh.
“Monumenti përkujton antifashizmin. Ai u ideua dhe më pas u ndërtua pa ndjenjën e nostalgjisë për Jugosllavinë dhe pa asnjë formë adhurimi”, shtoi ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Mali i Zi i ngreh përmendore Titos
-
Rehabilitimi jo vetëm për të dënuarit në Goli Otok, obligim shtetëror
-
Tuzi bëhet me shtatoren e Skënderbeut në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
-
Në Mal të Zi tubime në mbështetje të serbëve në Kosovë
-
Si përfundoi fotografia e Titos në bankënotën e një shteti afrikan